Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.772 testime janë regjistruar 145 raste të rja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 32 janë në Shkup, 15 në Kumanovë, 5 në Dibër, Shtip 8, Prilep 8, Tetovë 9, Strugë 4, Veles 2, Ohër dhe Manastir 4, Kavadar 2, Gostivar 12, Gjevgjeli 1, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Koçani 3, Probishtip 2, Pehçevë 4, Berovë 1, Vinicë 2, Dellçevë 8, Sveti Nikole 4, Kërçovë 6 dhe Negotinë 1, njofton telegrafi maqedoni.
ISHP po ashtu regjistroi 216 të shëruar dhe dy pacientë kanë humbur jetën. Njëri është nga Dibra dhe tjetri nga Struga.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.600, numri i të shëruarve është 11.741 dhe numri i të vdekurve 606.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 2.253 raste aktive.
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora