Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për tu vaksinuar sa më parë në mënyrë që të jenë më të mbrojtur ndaj COVID-19.
Rama me anë të një video ka shpërndarë edhe mesazhin e prof. Najda Çomos e cila thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar. Sipas saj qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.
“Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.”, shkruan Rama krah videos së publikuar në rrjetin social Facebook.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026