Mijëra protestues kanë dalë në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, pasi Qeveria ka vendosur bllokadë totale për të parandaluar rritjen e shpejtë të infektimeve me koronavirus.
Opozita e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, është mes atyre që kanë bërë thirrje për protestën e së shtunës dhe janë zotuar që do të luftojnë kufizimet e reja.
Protesta kundër masave të COVID-19 priten edhe në vende të tjera europiane, përfshirë Zvicrën, Kroacinë dhe Italinë.
Të premten mbrëma, policia holandeze hapi zjarr ndaj protestuesve dhe shtatë persona u plagosën në trazirat që shpërthyen në qendër të Roterdamit.
Bllokada austriake do të fillojë të hënën dhe fillimisht do të zgjasë 10 ditë përpara se të rivlerësohet. Më së shumti do të zgjasë 20 ditë. Shumica e dyqaneve do të mbyllen dhe ngjarjet kulturore do të anulohen. Njerëzit do të mund të dalin jashtë vetëm për arsye të caktuara që përfshijë blerjen e gjërave ushqimore, vizitat te mjeku ose për ushtrime./kk/
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”
Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...