Respiratori nuk është një maskë oksigjeni e vendosur mbi gojë ndërsa pacienti qëndron i qetë dhe lexon gazetën.
Ventilimi për Covid-19 është një intubacion i dhimbshëm që futet në fytin tuaj dhe qëndron atje derisa të mbijetoni ose të vdisni.Kryhet nën anestezi për 2 deri në 3 javë pa lëvizur, nganjëherë me kokë poshtë, tubi futet nga goja deri në trake dhe ju lejon të merrni frymë në ritmin e makinës pulmonare.
Pacienti nuk mund të flasë, të hajë ose të bëjë asgjë natyrale – pajisja ju mban gjallë. Për shkak të sikletit dhe dhimbjes që ata ndjejnë nga kjo, profesionistët mjekësorë duhet t’u japin atyre sedativë dhe medikamente për qetësimin e dhimbjeve për të siguruar tolerancën në tuba për aq kohë sa të jetë e nevojshme, sikur me qenë në një gjendje kome artificiale.
Pas 20 ditësh të këtij trajtimi, një pacient i ri mund të humbasë 40% të masës së muskujve dhe të marrë traumë në gojë ose në kordat e zërit, si dhe komplikime të mundshme pulmonare ose kardiake. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit e moshuar ose të dobët nuk mund të durojnë trajtimin dhe vdesin.
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...