Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr, ka bërë të ditur se kufizimet ndaj koronavirusit do të rikthehen në të gjithë vendin për shkak të rritjes së rasteve.
Megjithëse nuk do të ketë një bllokim, Gahr tha se njerëzit duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës pasi ai u kërkoi autoriteteve të prezantojnë lejen shëndetësore për COVID-19.
Zhvillimi vjen pasi kryeministri holandez, Mark Rutte, do të shpallë një “bllokim të pjesshëm” në vend.
Evropa po përjeton sërish raste të reja me koronavirus në mes të dimrit, edhe pse raportet thonë se mbi 65 për qind e popullsisë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Ndërkohë, kancelari austriak Alexander Schallenberg tha se ai jep një “dritë jeshile” të dielën për një bllokim për ata që janë ende të pavaksinuar për shkak të numrit në rritje të rasteve të koronavirusit në vend.
Franca dhe Gjermania kanë dëshmuar gjithashtu një rritje të rasteve me COVID-19. Presidenti francez Macron kishte thënë të mërkurën se personat mbi 65 vjeç duhet të marrin vaksinën përforcuese për të zgjatur vlefshmërinë e lejes shëndetësore, ndërsa shtoi se “ne nuk kemi përfunduar me pandeminë”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte thënë se rastet e koronavirusit në Evropë ishin në rritje duke përfshirë vdekjet.
Kujtojmë se Norvegjia kishte hequr rregullat e distancimit social në shtator./alsat/
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...
Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...