Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në Kroaci janë infektuar me koronavirus(COVID-19) 28 persona, ndërsa një person ka ndërruar jetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me 28 të infektuarit e fundit, numri i përgjithshëm arrin në 2,009 pacientë deri më tani në Kroaci.
Numri i personave të sapo shëruar është 99, ndërsa në kurim shtëpiak nga dje janë shëruar 85 persona.
Me vdekjen e sotme numri i përgjithshëm arrin në 51 që nga fillimi i epidemisë në Kroaci.
Për herë të parë në Kroaci numri i të shëruarve (982) është më i madh se numri i të sëmurëve (976).
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media