Një punonjës në burgun e Shtipit është infektuar me coronavirus.
Për fat të mirë nuk ka pasur kontakt me të burgosurit, për shkak se, atë natë, kur ka qenë për herë të fundit në punë ka qenë në pikat vëzhguese të burgut
Pesë kolegët e tij që kanë qenë në ndrrim janë dërguar në izolim dhe nuk kanë simptoma, përcjell telegrafi maqedoni
Drejtori i burgut, Miki Todorov thotë se tashmë tre muaj në burg respektohen protokollet, ndërsa të burgosirut marrin mjete dezinfektuese.
“Në entin tonë ndëshkues-përmirësues kemi kontroll gjatë hyrjes, matet temperatura, dezinfektohen të gjithë punonjësit dhe të burgosurit, si dhe dezinfektohen hapësirat në burg”, tha Todorov.
Në rajonin e Shtipit ka mbi 160 raste aktive me coronavirus, ndërsa në tre ditët e fundit ka rreth 60 persona të shëruar.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...