Kandidati për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ shpreh falënderim për kujdesin dhe mbështetjen masovike dhe se ai është shëndosh e mirë.
“Ju lutem, telefonat t’i përdorni për biseda me familjarët, miqtë, dashamirët e bashkëpunëtorët dhe jo për shpifje të ulta, fushatë të zezë dhe propagandë që prek edhe shëndetin një ditë para zgjedhjeve sepse kjo nuk ju nderon”, shkruan Ziberi.
Ziberi shprehet se nuk është i infektuar me Covid-19 dhe nesër nga ora 10:00 do ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar duke ftuar kështu qytetarët të votojnë dhe të mos bien, siç thotë ai, pre e propagandave dashakeqe.
“Uroj shëndet për të gjithë dhe shërim të shpejtë për të gjithë të infektuarit”, shprehet Ziberi.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...