Peja nga sonte do të jetë në karantinë pas shtimit të rasteve me koronavirus atje.
Për këtë ka folur kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri përmes një postimi në Facebook.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna.
Postimi i plotë:
Peja prej sonte hyn në karantinë. Ju bëjmë thirrje për qetësi, duke mos daluar nga shtëpitë tuaja, mbani higjienën tuaj më shumë se asnjëherë, dhe respektoni udhëzimet që u janë dhënë me ditë të tëra. Situata po vështirësohet, por së bashku do ja dalim. Shëndet për ju dhe familjet tuaja!
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin