Dje Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri të ditur se janë identifikuar 12 raste me variantin Delta Plus të koronavirusit, pas testimit të 59 mostrave, në një laborator në shtetin gjerman. Sipas Ministrisë, 47 mostra tjera janë identifikuar me variantin Delta.
MSH njoftoi dje se ndonëse varianti Delta vazhdon të jetë dominues në Kosovë, “ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus”.
“Ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike po hulumtojnë dhe gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve, detektimin e hershëm të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut për variantin e ri Delta Plus”, është thënë në njoftim.
Por çka duhet të dimë për variantin Delta Plus?
Ky variant është identifikuar nga shkencëtarët britanikë në muajin shtator. Për shkak se nuk është variant që përbën interesim apo shqetësim ende, ai nuk është emërtuar zyrtarisht sipas një shkronje të alfabetit grek, sikur variantet e tjera.
Shkencëtarët po e monitorojnë variantin e lidhur me Deltan – që njihet si AY.4.2 – për të parë nëse ai mund të përhapet më lehtësisht apo mund të jetë më vdekjeprurës sesa versionet e mëparshme të COVID-19, ka raportuar në tetor agjencia Associated Press.
Në një raport të publikuar së fundmi, zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se ky variant qëndron prapa 6 për qind të të gjitha rasteve të analizuara me COVID-19 atje, dhe se ai është “në një trajektore në ngritje”.
Delta Plus i ka dy mutacione në proteinën gjembore, që i ndihmojnë koronavirusit të pushtojë qelizat e trupit. Këto ndryshime janë parë gjithashtu edhe në versionet e tjera të virusit, prej kur ka filluar pandemia, por nuk kanë shkuar larg, ka thënë Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës në “University College London”.
Varianti Delta mbetet “deri më tani varianti më dominues në aspekt të qarkullimit global”, ka thënë Maria Van Kerkohve, udhëheqëse teknike për COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Agjencia për shëndetësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara aktualisht po i përcjell 20 variacione të variantit Delta. Varianti AY.4.2 është “një (variant) për t’u vëzhguar, sepse ne duhet të përcjellim vazhdimisht ndryshimet e këtij virusi”, ka thënë Van Kerkhove./sinjali/
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...