Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligji për miratimin në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë prej 15 milionë euro, mjete këto të destinuara për distribuimin e vaksinave anti-COVID.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh. Mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështejtje në furnizim me barna esenciale. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj marrëveshje dhe se ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Rartifikimin e marrëveshjeve, prandaj e kemi sjellur sot para jush edhe si projektligj për tu miratuar”, tha Murati gjatë mbledhjes./arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin