Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë demokratike të treguar në zgjedhjet e përgjithshme.
“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare”, është shprehur Meta.
Meta është shprehur se përshëndet pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët, sipas tij, sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”.
“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik”.
“Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”./arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...