Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:39 | 12 Gusht 2021
V. S.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 3 mijë e 489.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 888 raste të reja me COVID-19 dhe 1 rast i vdekjes.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 38 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me këtë virus.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të mposhtet pandemia dhe të mos kemi masa të reja të mbylljes.

Tashmë në Kosovë është bërë e ditur se është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale