Po shqyrtohet mundësia që edhe spitalet regjionale të trajtojnë pacientë me coronavirus.
Infektologu Valbon Krasniqi thotë se pas shtimit të rasteve me coronavirus gjendja po vështirësohet edhe në Klinikën Infektive.
“Për momentin në Klinikën Infektive kemi 62 pacientë që janë të prekur nga coronavirusi. Prej tyre 23 janë me oksigjeno terapi dhe tre të tjerë”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Krasniqi thotë se është shqetësuese rritja e shpejtë e të infektuarve në një periudhë kaq të shkurtë kohore dhe sipas gjendja në klinikë është sikurse në ditët e para kritike kur ishin të hospitalizuar rreth 64 pacientë.
Infektologu thotë se po shqyrtohet mundësia që të prekurit me coronavirus të trajtohen në spitalet regjionale dhe sipas tij në Klinikën infektive të trajtohen vetëm rastet më të rënda.
“Është e vështirë të menaxhohen një numër kaq i madh i rasteve prandaj do të kërkojmë mirëkuptim nga kolegët e spitaleve regjionale”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës