Nga java e ardhshme kosovarët që kthehen në Gjermani e kanë obligues testin për Covid-19.
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur për vendimet e reja që ka marrë shteti gjerman.
Ambasada e Kosovës në Gjermani iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obliguese.
“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve kosovare të shëndetësisë, të mbajnë maskë, distancë e higjienë./orainfo/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...