Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 35,341 një rritje prej 545 viktimave në 24 orët e fundit ka thënë Ministri për Shëndetësi, George Eustice.
Numri i personave që kanë pretenduar se kanë mbetur të papunë dhe kanë kërkuar përfitime nga shteti ka arritur në nivelin më të lartë në 24 vjetët e fundit, teksa pandemia me këtë virus pritet të dëmtojë edhe më shumë bizneset në muajt vijues, shkruan Rel.
Numri i të papunëve është rritur për 856,500 – njëherësh rritja më e madhe brenda një muaji – në 2.1 milionë, apo një rritje prej 69 për qind në krahasim me të dhënat e muajit mars.
Kjo shifër është krahasuar me ato të papunësisë më 1996, kur ekonomia e Britanisë ka qenë duke dalë nga kriza e një recesioni të thellë, të shkaktuar nga dështimi për të qëndruar në Mekanizmin Evropian për Shkëmbim të Ratave.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve me koronavirus në territorin britanik ka arritur në 247,709./lexo/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...