Shkencëtarët nga Imperial College në Londër, të cilët janë të angazhuar në studimet mbi trurin, kanë gjetur se koronavirusi mund të ndikojë në intelegjencën e njeriut.
Sipas studimit, pacientët që kanë përfunduar me aparatet e frymarrjes kishin deficitin më të madh, të barabartë me një rënie prej shtatë pikësh në IQ, megjithatë, një rënie u vu re edhe tek personat që kishin pësuar një formë të butë të sëmundjes, transmeton portal arbresh.info
“Rënia e inteligjencës ka qenë më e theksuar në fushat ku përdoren funksione njohëse, të tilla si arsyetimi, zgjidhja e problemeve, planifikimi hapësinor dhe zbulimi i qëllimeve”, thanë autorët e studimit.
Rezultatet e gjetura kanë përkuar me pacientët që kishin simptoma të gjata të koronavirusit, të cilët kanë përjetuar mjegullime të trurit, probleme të përqendrimit dhe vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura.
Studimi gjithashtu ka theksuar se koronavirusi mund të ketë pasoja të rënda, që sjell edhe te plakja e trurit për 10 vite.
Megjithatë, disa ekspertë të tjerë të fushës, kanë theksuar se studimi duhet të merret me rezervë, pasi të bëhen edhe gjetje më të hollësishme.
Kjo ngre pyetjen nëse politikat dhe sjelljet shëndetësore duhet të rregullohen në atë mënyrë që sëmundjet virale të shmangen edhe kur ato nuk janë aq të rënda sa koronavirusi, ndër të tjera, përmes fushatave më të mira të vaksinimit./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...