Koronavirusi, 17 raste të reja në Shqipëri

15:07 | 8 Qershor 2020
A Z

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Shqipëri nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

Tirana, Shkodra dhe Kruja kanë numrin më të lartë të rasteve aktive në vend. Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit, raporton Tch.

Shpërndaje në rrjete sociale