Koço Devole futet në intubim, në gjendje të rëndë me Covid 19

01:11 | 2 Nëntor 2020

Aktori i njohur humorit, Koço Devole është futur në intubim pasi është në gjendje të rëndë me Covid 19.

Regjisori dhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole, mësohet se prej 10 ditësh është duke luftuar me koronavirusin, por që prej mbrëmjes së djeshmje, gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe është futur në intubim.

Sipas burimeve nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet e rënduar, për shkak se vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara