Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore, si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.
Tutje Guvernatori Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet dhe shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...