Turistët që ndodhen në Greqi dhe infektohen me COVID në këtë shtet, nuk do t’u kërkohet që të karantinohen.
Është ky vendimi i ri i qeverisë greke, lëshuar nga autoritetet vendase, shkruan Schengen Visa Info.
Sipas një vendimi për protokollin shëndetësor të nxjerrë nga ministrat e Turizmit, Shëndetësisë dhe Ekonomisë për funksionimin e bizneseve turistike gjatë periudhës së pandemisë për vitin 2022, nuk do të ketë më dhoma në hotele që do të shërbejnë për karantinim.
Udhëtarët të cilët infektohen, nuk do të jenë të detyruar të respektojnë rregullat e izolimit gjatë qëndrimit në Greqi.
Gjithashtu, rregulli aktual që kërkon që të gjithë të infektuarit të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej pesë ditësh, nuk do të zbatohet për udhëtarët./lapsi/
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara