Në Greqi është shfaqur varianti “Mu” i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili është shfaqur për herë të parë në Kolumbi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu” për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informuar se ka pësuar mutacione më rezistente ndaj vaksinave por që ka nevojë për më shumë hulumtime mbi këtë çështje.
Dy nga rastet janë konfirmuar në testet e kryera në hyrje të aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin grek Athinë ndërsa 4 rastet e tjera në Argolida, Attiki dhe Ahaia.
Ndërkohë Delta vazhdon të jetë varianti dominues i COVID-19 në Greqi.
Mbi 90 për qind e të pacientëve të intubuar janë të pavaksinuar
Në vendin ku vazhdojnë debatet për vaksinat dhe vaksinimin e detyrueshëm, sipas të dhënave të EODY 91.7 për qind e 332 pacientëve të intubuar që vazhdojnë trajtimin nëpër spitale, përbëhet nga persona që nuk janë vaksinuar ose që nuk kanë përfunduar vaksinimin.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 13.777 persona ndërsa numri i rasteve ditore vazhdon të jetë rreth 3 mijë.
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...