Gjermani: Vaksinimi i të rinjve vetëm nëse kanë sëmundje të tjera

09:59 | 11 Qershor 2021

Bordi Këshillimor Gjerman i Vaksinave, i njohur si STIKO, rekomandoi sot që vetëm fëmijët dhe adoleshentët që kanë sëmundje të tjera duhet të marrin vaksinën e koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe partneri i tij Biontek.

Përmes një deklarate STIKO rekomandon se vaksnimi do të zhvillohet vetëm pë rata të rinjë që kanë sëmundje që rrisin rrezikun e sëmundjeve serioze për shkak të infektimit nga koronavirusi, raportoi Reuters, transmeton portal arbresh.info

Bordi nuk rekomandoi dhënien e vaksinës fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha 12 deri në 17 vjeç që nuk kanë sëmundje të tjera, megjithëse shtoi se mjekët gjithashtu mund të japin vaksina në atë kategori nëse ata individualisht pranojnë rrezikun.

Gjermania ka në plan të ofrojë vaksinime për fëmijët e moshës 12 vjeç nga qershori, pasi Agjencia Europiane e Barnave miratoi vaksinimin e adoleshentëve muajin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara