Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,7 milion, përkatësisht 3,728,254 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 258,360, përcjellë arbresh.info
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 72,275 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania me 29,427, Italia me 29,315 viktima, Spanja me 25,613 , dhe Franca me 25,531.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.
Në Shqipëri janë shënuar 30 viktima dhe janë infektuar 820 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,242,575 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,2 milion raste aktive që presin të shërohen./arbresh.info.
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...