Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka dhënë detaje rreth asaj se si është duke shkuar procesi i vaksinimit kundër COVID-19.
“Deri tani në kujdesin parësor të tonë janë vaksinuar 350 punonjës shëndetësor të Komunës së Prishtinës. Kompetencat rreth organizmit këtij procesi i takojnë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ne si Komunë kemi ofruar bashkëpunim të njëjtë si me ministrin e tanishëm të Shëndetësisë, ashtu edhe me ministrin e kaluar të Ish-Qeverisë Hoti”.
Gashi në Edicionin Special sa i përket premtimit të dhënë nga kjo Komunë për ndarjen e 50 eurove për secilin person që e ka kaluar COVID-19, ai ka thënë se deri tani janë paratë janë ndarë gati ndaj 10 mijë qytetarëve të Kosovës.
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë