Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se është takuar me Ambasadorin e Kinës Zhang Sou.
Siç thotë Filipçe, në këtë takim është diskutuar për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave “SinoFarm”.
“Sot, me kërkesën time, pata një takim me Xhang Xuo, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë. Në takim kemi biseduar për dorëzimin e vaksinave nga prodhuesi Sinofarm, pra për të shpejtuar procesin e shpërndarjes së 200,000 vaksinave të cilat sipas njoftimeve të ambasadës në vendin tonë duhet të arrijnë në fund të këtij muaji”, ka shkruar Filipçe.
Sipas paralajmërimeve nga autoritetet e vendit rreth 200 mijë vaksina kineze pritet të arrijnë deri në fund të muajit./Telegrafi/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin