Sipas një studimi të kryer nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe shkencëtarët nga Universiteti Mjekësor i Hamburg-Eppendorf në Gjermani, fëmijët dhe adoleshentët janë shtresa më e rrezikuar gjatë izolimit të vendit për shkak të pandemisë.
Studimi ka gjetur se fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani kanë kaluar rreth 75% të kohës së tyre duke luajtur lojëra dixhitale gjatë karantinës, transmeton portal arbresh.info
Rezultatet e hulumtimit treguan se gjatë periudhës së karantinës, fëmijët dhe adoleshentët e moshës 10 deri 17 vjeç kaluan shumë më shumë kohë duke luajtur lojëra dixhitale të paktën një herë në javë në tabletët, konsolat, telefonat e mençur ose kompjuterët sesa në rrethanat e jetës normale.
Në rrethana normale, koha që kalonin ata në lojëra dixhitale ishte 79 minuta, ndërsa koha është rritur pas izolimit të parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas shkencëtarëve ky është një problem i madh, pasi ka të bëjë me shëndetin mendor të fëmijëve.
Në studim kanë marrë pjesë rreth prindërit dhe fëmijët e rreth 1,200 familjeve gjermane./arbresh.info/
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...