Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se atë duhet ta tërheqin zvarrë përndryshe nuk do të pranojë ta mbyllë biznesin e tij në rast se rivendosen masat kundër kovidit.
“Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”, ka thënë Ismaili në Speciale të Klan Kosovës.
“Nëse dikujt veç i shkon menja qetash me na i mbyll bizneset, me na mbyll nëpër shpija, absolutisht s’kom me u bind”.
Ismaili ka thënë që vetë ai e kishte promovuar kujdesin ndaj kovidit, duke bërë thirrje që të mbyllen brenda dhe t’i marrin masat tjera të nevojshme.
Mirëpo, zemërimi i tij ka ardhur pas tubimeve zgjedhore në kohë të fushatave të partive, ku masat anti-kovid nuk ishin respektuar fare.
“Edhe n’moment qaty dje e ni lajmin që kanë me i shtrëgnu prapë masat. Qysh, mas një muji që mledhët turma që nxurrët njerëz?”
“Tash kur s’respektohen rregullat për tubime pse po u dashka me u respektu për të tjerat?”
Ai ritheksoi se e ka ndarë mendjen ta vazhdojë punën pavarësisht vendimit të ri që mund ta marrë qeveria e Kosovës.
“Neve që dojmë me punu, le t’na lajnë me punu”.
Le t’dalin t’i nalin njerëzit që po dalin po shllajfitin pa nevojë”.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...