Google ADS

Dentistët tregojnë trukun që mund të parandalojë koronavirusin

11:18 | 13 Maj 2020
Trina Galanxhi

Pasta e dhëmbëve përmban të njëjtët përbërës si në lëngjet larëse dhe sapunët për larje të duarve, dhe vepron si një barrierë mbrojtëse për tre deri në pesë orë pasi të përdoret.

Dentist anglez, Martin Addy për The Sun tha se të gjithë duhet të lajnë dhëmbët të paktën pesë minuta para se të dalin nga shtëpia, sepse kjo ndihmon në parandalimin e koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

“Ne u paralajmëruam për të gjitha detajet rreth parandalimit të virusit, por është për t’u habitur që askush nuk e ka theksuar higjenën e gojës”, tha ai.

Addy, Profesor në Universitetin e Bristol, në Britani të Madhe, këshillon që të lani dhëmbët para se të dilni nga shtëpia, edhe nëse dilni vetëm për një shëtitje të vogël.

Mësuesit, mjekët dhe asistentët në shtëpi të shëndetit duhet të lajnë dhëmbët sa më shpesh, shtoi ai.

“Shkencëtarët që besojnë se duhet të përdorim maska mbrojtëse për fytyrën, theksojnë që Covid -19 përhapet përmes pikave të pështymës. Gjithashtu, këshillohet që të lani duart në mënyrë që të mos infektojmë veten duke prekur fytyrën. Por duhet theksuar se larja e dhëmbëve është një tjetër proces që ka ndikim në parandalimin e Covid-19”, shtoi ai.

“Veprimi antimikrobik i pastës së dhëmbëve në gojë zgjat rreth tre deri në pesë orë dhe zvogëlon ngarkesën virale në pështymë ose rrezikun e infeksionit nga viruset që hyjnë në trup nga goja”, përfundoi dentisti Martin Addy./arbresh.info/