Nevojitet karantinë e fundjavës që punonjësit shëndetësorë të pushojnë, thotë epidemiologu Dragan Danillovski.
Ai beson se duhet të futen masa shtesë kufizuese. Ai thotë se kulmi i valës së tretë mund të pritet në dy javë, rreth mesit të prillit.
Ai mendon se ora policore nga ora 22:00 dha rezultate, sepse pa atë kush e di se sa njerëz do të infektoheshin dhe vdisnin. Danillovski tha se populli ynë jeton jo shëndetshëm dhe kjo është arsyeja pse Covid-19 merr kaq shumë viktima.
“Ata mbyllen në bare, në takime në shtëpi, në dyqanet e basteve. Nuk lëvizin jashtë në ajër të pastër. Shumica e tyre janë pirës të duhanit, ata ushqehen në mënyrë jo të shëndetshme dhe këta janë faktorë që kontribuojnë që sëmundjet të kenë një pamje më të rëndë”, thotë Danilovski për “Kanal5″, transmeton telegrafi.
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...