Islanda, një nga vendet e para në botë që hoqi kontrollet e saj shëndetësore për udhëtarët e vaksinuar, do të rivendosë kërkesën për një test negativ për shkak të rritjes së rasteve COVID-19, njoftoi sot qeveria.
Me një shkallë shumë të lartë të vaksinimeve dhe rezultate të mira që nga fillimi i pandemisë, ekzekutivi islandez hoqi, gjithashtu, të gjitha kufizimet e tij të brendshme në fund të qershorit.
Udhëtarët që mbërrinin nga jashtë mbetën subjekt i kontrolleve, por mjaftonte një certifikatë vaksinimi të plotë ose dëshmi e imunizimit nga COVID-19 për të hyrë sërish në vend, pa ndonjë formë tjetër kontrolli që nga fundi i marsit.
“Tani, edhe këtyre udhëtarëve do t’u duhet të paraqesin një test negativ PCR ose antigjeni më pak se 72 orë pas mbërritjes, pavarësisht nga vendi i tyre i banimit”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Masa, që hyn në fuqi nga 26 korriku, ndjek rritjen e infeksioneve në ditët e fundit, si në shkallë vendi, ashtu edhe në kufi.
Udhëtarët e pavaksinuar duhet të paraqesin gjithmonë një test negativ PCR prej më pak se 72 orësh dhe gjithashtu të kryejnë një test të dyfishtë PCR, një në mbërritje dhe pastaj një tjetër pas pesë ditësh karantine.//ATSH
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup