A mund të dëmtojë lëkurën përdorimi i shpeshtë i pastruesve të duarve? Eksperti gjerman Johan Noblock, shefi i departamentit të higjienës në Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg, përgjigjet duke dhënë detaje të hollësishme.
Ai pretendon se përdorimi i shtuar i dezinfektuesve të duarve që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit është krejtësisht i padëmshëm dhe se vetëm në raste të rralla bakteriet mund të bëhen më rezistente ndaj dezinfektuesve – jo imune, thekson ai, vetëm pak më rezistente, transmeton portal arbresh.info
“Por një fenomen i tillë nuk është vërejtur me virusin,” tha Noblok.
Për më tepër, këto janë produkte që janë testuar dermatologjikisht, tolerohen jashtëzakonisht mirë dhe nuk do të shkaktojnë reaksion të lëkurës.
Lani duart me ujë të ftohtë, uji i nxehtë eliminon shtresën e yndrave
Rreth 15 mijë punonjës në Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg i përdorin ato çdo ditë, sidomos infermierët që i përdorin shpesh gjatë ndrrimeve të punës.
“Intoleranca ose një reaksion alergjik është jashtëzakonisht i rrallë, dhe madje edhe atëherë është kryesisht rezultat i aditivëve aromatikë ose hidratues”, thotë eksperti gjerman.
Kirurgët, shpjegon Noblock, dezinfektojnë duart për tre minuta para operacionit. “Ata fjalë për fjalë e thithin lëkurën me alkool dhe nuk ka asnjë pasojë”, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu vëren se dezinfektimi i duarve me alkool është ndoshta më i mirë për lëkurën sesa larja e tyre shumë shpesh me sapun.
Shoqata Gjermane e Dermatologjisë gjithashtu këshillon që është më mirë të përdorni një dezinfektues për lëkurën sesa sapunin, pas së cilës do të ishte ideale të lyeni duart me krem./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë