Britania e Madhe do të jetë vendi i parë qytetarët e të cilës do të marrin vaksinën kundër koronavirusit dhe dozat e para do të jenë në dispozicion që nga dita e martë.
Vaksina së pari do të merret nga njerëz më të vjetër se 80 vjeç, punonjës shëndetësorë, kujdestarë dhe të mbrojtur në shtëpitë e të moshuarve, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët britanikë presin pak pasoja negative edhe efekte anësore të vaksinës
Britania miratoi vaksinën Pfizer / Bayontek si urgjente të mërkurën e kaluar. Janë porositur rreth 40 milion doza dhe meqenëse të gjithëve u duhen dy, vlerësohet se 20 nga 67 milion banorë do të vaksinohen, raporton Reuters.
Rreth 800,000 doza do të jenë në dispozicion në javën e parë dhe vaksinat kanë mbërritur tashmë nga Belgjika dhe janë ruajtur në vende të sigurta ku kontrollohet cilësia e tyre, njoftoi Ministria Britanike e Shëndetësisë./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...