Nga 1.766 testime në 24 orë, 251 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Po ta krahasojmë me vetëm dy ditë më parë, kur të shtunën u regjistruan 793 infektime dhe të dielën 659, ka një ulje të ndjeshme të rasteve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 7 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3.387. Në 24 orë janë shëruar 1.246 qytetarë.
Aktualisht në vendin tonë janë mbi 12 mijë qytetarë me COVID. 126 janë shtruar në spital nga ku 18 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Për fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe rekomandim nga mjeku, vaksina mund të bëhet që 12 vjeç.
Për ata persona që kanë kaluar 6 muaj nga injektimi me dozën e dytë, ministria bën thirrje për dozën e tretë.
“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – shkruhej në njoftim.
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...
Veteranët e UÇK-së me kritika ndaj Qeverisë dhe Policisë së ...
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...