Austria dhuron një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

14:21 | 18 Qershor 2021

Kancelari austriak, Sebastian Kurz u ka premtuar kryeministrave të Ballkanit Perëndimor një milion doza donacion të vaksinave kundër COVID-19.

Këto vaksina do të dorëzohen gjatë verës njoftoi Kurz në konferencën për shtyp pas Samitit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të sigurt kur të gjitha shtetet janë të sigurta”, ka thënë Kurz, shkruan Derstandard.

Tema kryesore e këtij samiti ishte lufta e përbashkët kundër migrimit ilegal si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor por edhe lufta ndaj pandemisë.
Në këtë samit ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Lajmet më të lexuara