Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 tash e një kohë dërgimi i letrave të rëndomta përmes postës në Francë është i pamundur .
Sipas këtij njoftimi dërgimi i këtyre letrave mund të bëhet me postë të shpejtë.
“Të nderuar qytetarë, siç mund të jeni në dijeni, për shkak të vështirësive në lidhje me pandeminë, qe një kohë, dërgimi i letrave të rëndomta për mes postes në Francë është i pamundur, por na është konfirmuar se mund të bëhet dërgimi me postë të shpejtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kujtojmë që Franca i ka mbyllur kufijtë për të gjitha shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian./arbresh.info/

Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...