902 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e përgjithshme

12:08 | 13 Prill 2021

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë. Kështu bëhet e ditur nga raporti i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Nga ShSKUK tregojnë se 735 raste janë të konfirmuar me Sars CoV2 dhe 37 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse 720 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Raporti i plotë:

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë, thotë raporti i punës për datën 13 prill 2021.

735 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 372 pacientë:

317, të konfirmuar me Sars Cov-2

14, në gjendje të rënduar

325, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 80 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 530 pacientë:

421- të konfirmuar pozitivë

23- në gjendje të rënduar shëndetësore

395- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 99 pacientë

Spitali i Gjilanit, 105 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara