Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 421 pacientë me koronavirus.
Sipas njoftimit të sotëm nga ShSKUK nga numri total i pacientëve që po trajtohen më COVID-18, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 306 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 196 pacientë, 14 prej tyre në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 157 nën asistimin e oksigjeno-terapisë.
Kurse, Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 225 pacientë. Me gjendje të rënduar shëndetësore janë 17 pacientë dhe 149 pacientë janë nën asistim me oksigjeno-terapi.
Numri më i madh i pacientëve të shtrirë sipas klinikave në QKUK është në Klinikën Infektive në të cilën janë duke u trajtuar 90 pacientë.
Në Spitalet e përgjithshme numri më i madh i pacientëve të shtrirë nga koronavirusi është në Spitalin e Pejës në të cilin janë duke marrë trajtim mjekësor 63 pacientë./arbresh.info/
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...