Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj. Një nga këto vende është edhe Kosova ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.
Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj.
Në këtë list është vendosur edhe Kosova.
Vendi jonë pritet të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”.
Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit./arbresh.info/


“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro