Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Besa Ismaili në vazhdimin e seancës në Kuvendin e Kosovës, lidhur me raportimin e kryeministrit Hoti dhe debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka folur për gjendjen aktuale për qytetarët në veri të Mitrovicës,.
“Dështimi më i keq i kësaj qeverie në përballje me COVID-19 është sharrimi më i thellë në gropat që i kanë hapur bashkasharisht me qeverinë paraprake. Disa banorë të veriut të Mitrovicës, ishin në ambientet e Kuvendit për të treguar problemet e tyre me pandeminë për të mos mjaftuar edhe problemet që i kanë tash e disa vite atje. Këta banorë krahas përballjes me probleme ekonomike dhe politike, lënien anash gjatë pandemisë nuk e kanë të re, pasi është hera e dytë. Rritja enorme e rasteve me COVID-19 natyrisht që na shqetëson të gjithëve. Mendja ime shkon tek të prekur dhe tek të moshuarit dhe ata me sëmundje përcjellsshe. Prioritet duhet të kenë zonat e prekura, veçanërisht ato të varfrat siç është edhe qyteti i Mitrovicës. Vonesat e pagesave nga dy qeveritë, janë vrastare për bizneset e vogla dhe të mesme. Kërkoj unitet gjithëpërfshirës të palëve të interesit. Si përfaqësuese nga kjo foltore bëj thirrje që respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ismaili.
Ajo po ashtu theksoi se janë bërë më shumë se 70 ditë nga vdekja e Agon Musliut, dhe siç tha Ismajli ekziston një rrethanë e paqartë në implikimin e faktorëve rreth saj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/304866600899301/
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...