Në 4 javët e kaluara ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me coronavirus.
Vetëm dje u regjistruan 1.293 raste të reja me coronavirus nga 4.094 teste të kryera, që është 31 përqind.
Aktualisht janë 12.819 raste aktive me Covid-19 në vend. Më shumë se 1.000 pacientë me ndërlikime nga virusi janë shtruar në spitale, ndërsa ka 280 shtretër të lirë në qendrat kovide.
“Presioni në Shkup është i madh, ne po krijojmë një sistem menaxhimi për klinikat e Shkupit. Ekzistojnë një numër vendeve të lira, departamentet interne përsëri janë bërë qendra kovide”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Tani për tani, megjithatë, nuk do të vendosen kufizime të reja dhe ndalimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00 mbetet në fuqi.
Siç theksoi Ministri, situata nuk kërkon futjen e masave të menjëhershme, por do të monitorohet vazhdimisht dhe javën e ardhshme Komisioni do të ketë takim tjetër ku do të vendosin nëse do të ketë nevojë për kufizime./Telegrafi/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë