Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Nga e marta do të rikthehet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.
Poashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.
Vendim i rëndësishëm është edhe pezullimi i gastronomisë nga 7 deri me 18 prill.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje./arbresh.info/
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...