Franca dhe Greqia raportohet se kanë rënë dakord sot për shitjen e 18 gjuajtësve Rafale me dy motorë për forcat ajrore greke, me qëllim përforcimin e pozitave të kësaj të fundit në konfrontimet me Turqinë fqinje.
Greqia aktualisht zotëron gjuajtës amerikanë F-16 të brezit të parafundit, modelet Mirage 2000 dhe avionët më të lehtë F-4E, ndërsa kishte shprehur interesin me SHBA për blerjen e gjuajtësve të fundit antiradar F-35, dhe përmirësim të F-16.
Por gjuajtësit francezë Rafale mund të sillen në Greqi shumë më shpejt se F-35, teksa Franca ka më shumë interes në rritjen e mbrojtjes greke dhe gjithashtu po jep mbështetje me flotën e saj detare në Egje.
Mes uljeve stimuluese të Francës për Greqinë janë dhënia e tetë prej avionëve falas dhe furnizimi i menjëhershëm i dërgesës së Rafale nga inventari i forcave të veta ajrore.
Forcat ajrore greke përdorin gjuajtësin francez Mirage 2000, që është pararendësi direkt i Rafale dhe përdor armë dhe infrastrukturë të njëjtë mirëmbajtjeje me të.
Nga ana tjetër Turqia ka flotën më të madhe në botë të gjuajtësve amerikanë F-16 përveç SHBA, si dhe disa modele të tjera përsëri amerikane gjuajtësish./tch
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...