Kina po ndërton një qytet të ri, të zgjuar “rezistues ndaj COVID-19”, me vendbanime të vetë-qëndrueshme të dizajnuara për të bërë jetën e njerëzve më të lehtë.
Kjo është pjesë e planit për zonën e re të Xiong’an, një qytet afër Pekinit, i cili tejkalon zonën e gjerë të Londrës në madhësinë e tij, shkruan Daily Mail.
Pajisjet e saj të teknologjisë së lartë, të tilla si serra, ballkone të mëdha dhe printerë 3D, do t’u mundësojnë banorëve të jetojnë më rehat në rast të karantinave të ardhshme.
Kompleksi në Provincën Hebei do të përbëhet nga blloqe apartamentesh prej druri, kopshte çati dhe do të përdorë burime të ripërtërira energjetike.
Do të ketë gjithashtu tarraca të përshtatshme për përdorimin e dronëve dhe hapësirë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e banorëve kur ata duhet të punojnë nga shtëpia.
Pas projektit qëndron Gualart Architects me qendër në Barcelonë, e cila muajin e kaluar fitoi një tender në hartimin e komunitetit në Hong Kong, të cilin presidenti kinez Xi Jinping po e promovon si një “standard të ri në epokën pas COVID-19” që mund të zbatohet edhe diku tjetër.
Projekti do t’u mundësojë banorëve të qytetit të prodhojnë burime në nivelin lokal dhe të sigurojnë të gjitha përfitimet “edhe në rast mbylljeje”, sipas kompanisë arkitekturore.

“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...