Hungaria nuk do t’ua dorëzojë autoriteteve të Maqedonisë Veriore Nikola Gruevski, i cili ka qenë në Budapest që nga nëntori i vitit të kaluar dhe gëzon statusin e azilit politik.
“Ne kemi qenë të informuar se Gjykata Supreme rajonale hungareze ka marrë vendimin përfundimtar se parakushtet ligjore për dorëzimin e Gruevskit nuk janë përmbushur, sepse atij iu dha azili në Hungari me kërkesën e tij.
Në pajtim me aktin numër 38 për ndihmë juridike ndërkombëtare për lëndët juridike, personi që i mundësohet të marrë azil, nuk do t’i dorëzohet shtetit që ai ka lënë “, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore për portalin A1on.Hungaria ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit me kërkesën e Maqedonisë Veriore për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në rastin e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë “Tank” – blerja e një Mercedesi zyrtar.
Gruevski ka qenë në Budapest për gati një vit, ndërsa Zyra e Prokurorisë së Maqedonisë ende po heton sesi ai arriti të largohej nga vendi dhe kush e ndihmoi, transmeton KosovaPress.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...