​Futbollisti arrestohet për shkak të vrasjes së gazetarit

19:54 | 11 Gusht 2015
M. A.

Kapiteni i klubit të futbollit Gabala Xhavit Hussein , u arrestua në Azerbajxhan për shkak të vdekjes së gazetarit dhe luftëtarit për të drejtat e mediave Rasim Alijev.

Alijev, i cili kohët e fundit e ka kritikuar Husseinin në Facebook , është rrahur keq nga një grup sulmuesish dhe më vonë nuk ka mundur t’i përballojë plagëve ku ka vdekur, raporton AFP.

Për këtë rast janë arrestuar Hussein dhe pesë njerëz përfshirë edhe një kushëri të futbollistit.

Hussein dhe kushëriri i saj janë arrestuar nën dyshimin se e kanë fshehur veprën penale ndërsa tjerët se kanë marrë pjesë në rrahje ku kanë shkaktuar vdekjen e gazetarit. Të gjithë atyre u është dhënë tre muaj paraburgim.

Aliev, i cili vdiq nga pasojat e rrahjes më herët ka punuar për një organizatë jo qeveritare që është marrë me të drejtat e mediave.

Klubi Futbollistik Gabala luan në Lugën e parë të Azerbajxhan dhe në dy sezonet e kaluara përfundoi në vendin e tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale