Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Antonio Tajani ka ndaluar hyrjen në parlament për zv. ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, Ejman Sosan.
Në shenjë reagimi ndaj vrasjes së dhjetëra civilëve nga regjimi i Asadit duke përdorur armë kimike, kryetari i PE-së Tajani ka anuluar konferencën për Sirinë proregjimit që kërkohej të mbahej në Parlament më 10 prill.
Zëdhënësi i PE-së, Jaume Duch ka njoftuar se hyrja në parlament e zv. ministrit të Jashtëm Sosan, për të cilin ishte njoftuar se do të merrte pjesë në konferencë si folës, është ndaluar nga Tajani, ndërsa si arsyetim ka qenë “sulmi i fundit kimik dhe zhvillimet që pasuan”.
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...