Forcat detare iraniane duket se kanë ndalur qëllimisht provokimet e tyre ndaj anijeve të marinës amerikane në Gjirin Persik në muajt e fundit, tha një zyrtar i ushtrisë amerikane.
Sipas komandantit William Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të Forcave Detare të SHBA, nuk ka pasur veprime “të pasigurta dhe joprofesionale” nga forcat detare iraniane në Gji që nga gushti 2017, transmeton arbresh.info
Para kësaj, anijet iraniane në mënyrë periodike kishin bërë qasje të shpejta me anijet e SHBA-së, të cilat konsideroheshin provokime të rrezikshme.
Urban refuzoi të spekulojë për arsyen e ndryshimit.
“Duket sikur ata kanë bërë absolutisht një vendim të ndërgjegjshëm për të na dhënë më shumë hapësirë”, tha ai. “Kjo është padyshim një ndryshim në sjelljen e tyre”.
Urban foli për gazetarët që udhëtonin me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA -së Jim Mattis, i cili u ndal në Bahrejn për t’u takuar me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe udhëheqës ushtarakë të SHBA në rrugën e tij nga Afganistani./Arbresh.info/
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...