Hamasi do të lirojë të shtunën katër gra izraelite që i mban peng në Rripin e Gazës në shkëmbimin e dytë të të burgosurve, siç parashikohet në marrëveshjen që ka nënshkruar me Izraelin, tha sot Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i organizatës palestineze.
Nunu konfirmoi në një telefonatë për AFP “lirimin (të shtunën e ardhshme) të katër të burgosurve izraelitë në këmbim të lirimit nga Izraeli të grupit të dytë të të burgosurve palestinezë, bazuar në kushtet e dakorduara”.
Tre gra të reja izraelite u liruan të dielën në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë në Izrael.
Detajet e marrëveshjes Izrael – Hamas nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por shkëmbimet e të burgosurve pritet të bëhen në intervale pak a shumë të rregullta për gjashtë javë. Gjithsej 33 pengje izraelite do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes në këmbim të 1900 të burgosurve palestinezë./abcnews.al
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...