Zyrtari i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-ve (FBI) në Turqi është thirrur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga AA, zyrtari i FBI-së në Turqi është thirrur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Turqisë lidhur me pretendimet e ish-anëtarit të policisë Hüseyin Korkmaz, i arratisur i organizatës terroriste FETO, i cli është dëgjuar si dëshmitar në procesin gjyqësor për ish-zv/drejtorin e përgjithshëm të Halkbank të Turqisë, Hakan Atilla, proces gjyqësor i cili është duke u zhvilluar në SHBA.
Ish-ndihmës inspektori policor, anëtar i FETO-s, Korkmaz, i cili dëshmoi në procesin gjyqësor për Atilla, ka thënë se FBI i ka dhënë 50 mijë dollarë dhe se prokuroria ia ka paguar qiranë e shtëpisë ku qëndronte në SHBA./AA/
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?